Aplikacioni JW Library* është krijuar që të të përmirësojë leximin e Biblës dhe të të ndihmojë të thellohesh në studimin personal. Shkarko botime të bazuara në Bibël, video dhe programe audio që të mund t’i shikosh e dëgjosh kurdo e kudo që të ndodhesh.
Përkthime të Biblës në shumë gjuhë
• Lexo Fjalën e Perëndisë dhe krahaso vargje të Biblës nga përkthime të ndryshme në qindra gjuhë.
Biblioteka me botime
• Shkarko libra, broshura dhe artikuj që disponohen në mbi 1.000 gjuhë, përfshirë edhe në mbi 100 gjuhë të shenjave.
Programet audio dhe video
• Shiko e dëgjo një shumëllojshmëri programesh, përfshirë video me mësime biblike, fjalime të bazuara në Bibël, drama dhe seri me video të animuara.
Muzikë
• Dëgjo një shumëllojshmëri kompozimesh të Dëshmitarëve të Jehovait, përfshirë këtu regjistrime vokale, orkestrale dhe instrumentale.
Shkrimi i ditës
• Nise ditën me një varg nga Bibla dhe me një koment që përmban mendime pozitive dhe ndërtuese.
Mbledhje
• Shiko në të njëjtin vend, materialin për mbledhjen e mesjavës dhe të fundjavës.
Kërko
• Gjej materiale, tema ose vargje të caktuara nga Bibla.
Studimi Personal
• Nënvizo tekstin, shto një shënim dhe emërto tagun.
Listat
• Krijo dhe organizo lista me muzikë, video, programe audio dhe me figura.
* JW Library është një aplikacion zyrtar i krijuar nga Dëshmitarët e Jehovait.